U kap me 58 kg drogë në makinë, 28-vjeçarja e arrestuar në Pogradec ishte punonjëse e AKSHI…

Policia e Pogradecit ka vënë sot në pranga tre persona, të cilët akuzohen për transport të lëndëve narkotike, ndërsa në mjetin e tyre janë gjetur plot 58 kg hashash.

Të arrestuarit janë një 17 vjeçar me iniciale M.K., si dhe Likë Basha 30 vjeç dhe Erisa Fero 28 vjeç. Mësohet se Fero është punonjëse e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH).

Advertisement

Sipas informacioneve, droga ka qenë në automjetin e 28-vjeçares ndërsa dy personat e tjerë monitoronin rrugën.

Kjo e fundit ka udhëtuar nga Tirana me destinacion Qafë-Thanën, për të dorëzuar më pas drogën Likë Bashës për të transportuar më pas drejt Maqedonisë.

Në këtë rrjet trafiku dyshohet se janë bashkëpunëtorë edhe dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata dyshohet se janë porositësit e drogës.