Tragjedia në Itali, 35 të vdekur nga shembja e urës në Genova

Deri më tani shkon në 35 numri i viktimave, 13 të plagosur rëndë dhe 10 të zhdukur, pas shembjes së urës në autostradën A10 në Genova.

Mes viktimave është është një fëmijë. Ka edhe disa të plagosur në gjendje të rëndë. Aksidenti, i cili ndodhi pak para mesditës ka shkaktuar panik në një nga rrethet më të populluara të qytetit. Në kohën e tragjedisë, një stuhi e dhunshme kishte përfshirë zonën. Ministri italian i Transportit Danilo Toninelli tha se ka gjasa që kjo të jetë “një tragjedi e madhe”.

Advertisement

Ekipet e shpëtimit: “Këtu është ferri”. Kjo është ajo që thonë ekipet e shpëtimit, të angazhuar në kërkimin dhe rikuperimin e njerëzve nën rrënojat pas rënies së urës Morandi. “Rënia e materialeve nga ura ka ndaluar. Tani mund të bëjnë kërkime dhe shpëtime më me lehtësi”-shpjegojnë ata. Mbi 20 makina me dhjetëra persona kanë mbetur nën rrënoja dhe qindra forca zjarrfikëse janë në betejë me kohën për shpëtimin e të mbijetuarve.