Tragjedi për Celine Dion, pas bashkëshortit humbet të vëllain

Një tjetër tragjedi ka prekur këngëtaren e njohur Celine Dion. Vetëm dy ditë pas humbjes së bashkëshortit, Rene Angelil, ajo ka humbur një tjetër anëtar të familjes, vëllain e saj, Daniel, 59 vjeç, që prej vitesh luftonte me sëmundjen kancerit.

“Celine është në Las Vegas së bashku me fëmijët, duke u marrë me funeralit e bashkëshortit. Është një periudhë zie për të”, ka thënë një burim për revistën People, duke lënë të kuptoj që këngëtarja nuk do të jetë pranë familjes ne Kanada, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të vëllait.

Advertisement

Celine Dion është më e vogla në familjen e saj prej 14 fëmijësh.