Home News Tragjedi në një familje në Mat/ Mbytet në pus fëmija 4-vjeç

Tragjedi në një familje në Mat/ Mbytet në pus fëmija 4-vjeç

0
Tragjedi në një familje në Mat/ Mbytet në pus fëmija 4-vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, kujë fëmijë 4 vjeç ka rënë në pusin që ndodhej në oborrin e banesës duke humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Plan i Bardhë. Trupi u nxor nga familjarët. Rreth orës 15:30, i mituri L.K, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, ka dalë nga banesa dhe duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë. Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:30. Policia njofton paraprakisht se ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.