Tori në “Mommywood”

Në këtë botim ajo ka përfshirë dhe detaje të marrëdhënies pothuaj inekzistente me të ëmën Candy Spelling. “Unë e dua mamanë time, por nuk arrijmë të kuptohemi”,- ka deklaruar Tori për revistën People. Ashtu siç pritej përgjigja e Candy Spelling nuk ka vonuar. Nëpërmjet një mesazhi në faqen e saj të internetit i është drejtuar së bijës duke i thënë. “Ti asnjëherë nuk i je përgjigjur telefonatave dhe mesazheve të mia. Kam dëshire të të shoh ty dhe nipërit e mi”. Tori nuk ka vonuar t’i përgjigjet së ëmës duke e quajtur cinike dhe duke bërë publike se ajo kurrë nuk është përpjekur të vihet në kontakt me të apo nipërit. Siç mund të imagjinohet kjo zënkë do jetë shumë e gjatë.

Advertisement