Moderatorja e njohur e “Pasdite në Top Channel” Jonida Shehu nuk do të jetë më pjesë e këtij televizioni.
Ajo e ka braktisur Top Channel-in që ditën e premte dhe sipas saj ky është një vendim i marrë dhe nuk do të ketë kthim pas. Por, pas vendimit të moderatores, Top Channel ka publikuar: ” Sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja e emisionit në mënyrë të papritur janë arsyet e largimit të gazetares nga Top Channel. Për këtë arsye, zyra ligjore do të ndërmarrë rrugët ligjore në raport me të, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit.”
E kontaktuar nga Panorama ajo u shpreh: “Jam larguar që të premten. U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm.”
Sot në karrigen e programit të pasdites ka qenë e ulur spikerja e edicionit informativ të këtij televizioni, Juli Krisafi.