Që kur u morr vesh për fejesën zyrtare të Lady Gaga me Taylor Kinney filluan të dalin detajet e para nga ceremonia e dasmës së vitit. Ja një lajm i freskët fare: Tony Bennett do të këndojë në dasmën e tyre. Një zgjedhje fantastike kjo duke pasur parasysh jo vetëm artin e Tony-t por edhe lidhjen e fortë që këta dy artistë kanë së bashku. Në një intervistë për Page Six, Bennett veç të tjerash ka deklaruar: “Lady Gaga do martohet me një burrë të mrekullueshëm, shumë të talentuar dhe plot hire”. Oh Tony është gjithnjë një xhentëllmen i vërtetë.

Advertisement