Toni Braxton rikthehet përkrah Babyface

Toni Braxton është duke u përgatitur për rikthimin e saj muzikor dhe për këtë ka bashkuar forcat me bashkëpunëtorin e saj prej shumë vitesh Babyface. Dyshja që ka fituar 16 Grammy Awards ka lajmëruar për publikimin e një albumi me duete i cili do të hapë siparin me publikimin e singëllit të parë me titull.
 “Hurt You”. Albumi i tyre i përbashkët do të ketë një titull mjaft real “Love, Marriage, Divorce” (Dashuria, Martesa, Divorci) dhe do të publikohet nën etiketën Motown Records. Seti do të përmbajë 8 këngë të reja duet dhe nga dy këngë solo të artistëve.

”Mendoj se unë dhe Babyface lidhemi mjaft mirë sepse të dy kemi përjetuar divorce. Ne do të bashëkpunojmë me njëri-tjetrin mbi këtë temë dhe jam e bindur që edhe shumë persona të tjerë që e kanë kaluar këtë situatë do t’a gjejnë veten në këngët tona”,- ka thënë Braxton.

Advertisement

Ndërkohë për t’ju dhënë një shije nga ajo që do të presim nga dyshja, ja tek keni një interpretim të “Give U My Heart”, bashkëpunimi i tyre i parë, performuar në “The Arsenio Hall Show” në vitin 1992.

[youtube=http://youtu.be/hL5V-IgLMhg&showinfo=0&rel=0]