Aktori i njohur Tom Hardy në dramën “Taboo” ka qenë  i mbuluar vetëm me një lëkurë dreri.

Por ai ka treguar se nuk ka dashuri aspak që të veshë diçka dhe do të dëshironte të shkonte i zhveshur si ditën që ka lindur. Kjo gjë nuk ka qenë e mundur sepse Tom nuk mund të dilte në BBC nudo dhe është ndaluar ta bëjë këtë veprim.

Advertisement

Kjo dëshirë i ka lindur për shkak se dëshironte që ngjarja të dukej sa më shumë dramatike.

“Taboo” është një dramë për vitet 1814 në të cilin Tom është një antihero i cili kthehet në Britani pasi kaloi një kohë të gjatë në Afrikë. Ai kthehet në Britani për të trashëguar pasurinë e babait, pasi mendohej se ai kishte vdekur.