Tom Hanks deklaroi se ka paguar nga xhepi i tij xhirimin e disa skenave të filmit “Forrest Gump”. Aktori i famshëm tregoi se studio Paramount nuk besonte se ky film do të sillte shumë fitime.
Hanks e zbuloi këtë gjë në një intervistë për “In Depth With Graham Bensinger”.
“Për një nga skenat na thanë që do të kushtonte shumë dhe në fakt, kushtonte. Unë thashë: do ta bëjmë me shpenzimet tona. E realizuam me paratë e mia dhe të regjisorit. Sigurisht që kërkuam edhe më shumë pjesë nga fitimet e filmit”, kujton Tom Hanks.
Më pas ai tregoi se investimi i shkoi shumë mirë, pasi “Forrest Gump” pati një sukses të madh dhe të menjëhershëm.