Ky vend sapo prezantoi një pagë minimale prej £3500 në muaj, më e larta në botë

Ndërsa vendet në të gjithë botën përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë në vazhdim, Gjeneva ka hartuar një plan.

Qyteti i Zvicrës, i cili ka vuajtur nga një goditje e madhe në turizëm, si rezultat i koronavirusit, ka vendosur të prezantojë një pagë të re minimale mujore prej gati £3.500, duke e bërë atë pagën minimale më të lartë në botë.

Sindikatat lokale dhe partitë e majta në Gjenevë propozuan pagën e re minimale, e cila u miratua nga 500.000 votues të qytetit në një referendum, ose 58% e njerëzve.

I njëjti propozim u refuzua në 2014 dhe 2011.

Ndryshimi në opinionin publik duket se erdhi pas krizës financiare të shkaktuar nga pandemia.

Mendohet se rreth 30.000 punëtorë me paga të ulëta, do të përfitojnë nga ligji i ri i pagave, të cilët do të shohin që tarifa e re do të jetë pak më pak se £19.50, gati dy herë më e lartë se Franca fqinje.

Më shumë se 300,000 punëtorë zviceranë jetojnë mbi kufirin në Francë sepse kostot janë shumë më të ulëta.

Michel Charat, nga Grupi Europian Ndërkufitar, u shpreh për Telegraph:

“Covid tregoi se një pjesë e caktuar e popullsisë zvicerane nuk mund të jetojë në Gjenevë. 4.000 franga zvicerane në muaj (£3.362) është minimumi për të qëndruar mbi kufirin e varfërisë “, duke shtuar se qiraja shpesh kushton më shumë se 2.000 franga zvicerane në muaj.

Përpara votimit, i cili u zhvillua të dielën e 27 shtatorit, Alexander Eniline, nga Partia e Punës në Zvicër, tha:

“Vendosja e një page minimale është një kërkesë themelore e drejtësisë dhe një masë thelbësore kundër pasigurisë.”

Gjeneva aktualisht klasifikohet, si qyteti i tretë më i shtrenjtë në botë, menjëherë pas Zyrihut dhe Ashgabatit.