Tom Cruise mund ta takojë të bijën Suri dhjetë ditë në muaj, por zgjedh të mos e bëjë. Arsyeja?
“Çdokush mund të takojë fëmijët e vet nëse do,” thotë një burim për Us Weekly, por aktori zgjedh të mos e takojë “sepse e bija s’i përket fesë së Scientology-së.”
Suri është vajza e tij e vetme nga martesa me aktoren Katie Holmes. Çifti u martuan në 2006-n dhe u ndanë në 2012-n. Holmes e habiti ish-bashkëshortin e saj me kërkesën për divorc dhe ai s’është fotografuar me të bijën që prej 2013-ës.
Tony Ortega, ish-kryeredaktor i The Village Voice dhe kritik i Scientology tha se Holmes nënshkroi një marrëveshje ku pranoi se nuk do të fliste kurrë keq për fenë për të siguruar kujdestari të plotë të vajzës. “Donte të largohej dhe donte të merrte Suri-n,” thotë Ortega.
Ortega shtoi se Holmes është këshilluar të distancohet nga Leah Remini, mikeshë e saja dhe ish-anëtare e Scientology. Këtë e pranoi dhe Remini, e cila u largua nga feja në 2013-n. Ajo tha se Katie Holmes “nuk mund të dalë për të ngrënë me të” sepse mund të “humbasë kujdestarinë e të bijës.”
Ndërkohë Holmes është prej vitesh në një lidhje me aktorin Jamie Foxx (njëherë mik i përbashkët i ish-çiftit).