Tom bëhet fotograf

Modelët bukurosh Mirte Maas dhe Mathias Bergh janë kapur në disa momente teksa luanin me njëri-tjetrin përpara aparatit fotografik. Në njërën nga fotot modeli suedez Bergh është fiksuar teksa i kafshon kaviljen Maas-it e cila mban të veshur një kostum të mëndafshtë të purpurt nga koleksioni pranverë/ Verë 2012. Këto janë imazhet e para të këtij koleksioni, duke qenë se fotografët nuk u lejuan në sfilatën e prezantimit. Tom Ford ndjek kështu gjurmët e Karl Lagerfeld i cili i realizon vetë të gjithë imazhet publicitare për Chanel dhe Fendi.

Advertisement