Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët janë prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), u rrit në 276, sipas Komitetit Organizativ.
Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 17 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e Tokios 2020.
Në mesin e të infektuarve në 24 orët e fundit nuk gjenden sportistë pjesëmarrës në turne.
Të infektuarit janë vendosur në karantinë.


