Një vetëvrasje ka ndodhur në Tiranë, vetëm 3 ditë pas hyrjes së vitit 2017. Policia e kryeqytetit ka bërë me dije se vetëvrasja ka ndodhur në Bathore, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Q.N., 62 vjeç.
Deri tani nuk dihen arsyet e kryerjes së këtij akti të rëndë nga viktima, por bëhet me dije se ai ka lënë një letër pranë vetes drejtuar familjarëve mbi arsyet që e çuan në këtë akt vetëflijimi.
Sipas grupit hetimor, pranë trupit është gjetur një armë zjarri, çifte.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij veprimi.