Tiranë | Vijon rinumërimi i votave të qarkut të Lezhës, asnjë ndryshim në ndarjen e mandateve

KQZ rinisi sot në orën 10:00 procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Lezhës. Prej numërimit të 111 kutive nga 284 në total, deri në orën 23:36 të së shtunës, Partia Demokratike ka marrë 550 më shumë krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Por ky fakt nuk ka sjellë ndonjë ndryshim sa i përket shpërndarjes së mandateve në ketë qark. Partia Socialiste depozitoi dje në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë ankimore, ku kërkon shpalljen të pavlefshme të shqyrtimit të rezultatit të qarkut të Lezhës dhe Shkodrës. Në të njëjtën kohë me depozitimin e kësaj ankese, Partia Socialiste kërkon që Kolegji “të urdhërojë ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme të KQZ-së për shqyrtimin e kësaj çështjeje (për hapje kutish votimi, rinumërim e rivlerësim të fletëve të votimit si dhe marrjen/administrim të provave, etj”). Partia Socialiste e bazon kërkesën e saj në faktin se deri më tani, nga numërimi i mbi 40 kutive nuk ka pasur ndryshim rezultati. PS ka vlerësuar se kjo që po bëjnë 4 anëtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve është vepër penale. Madje, përfaqësuesit e saj ligjorë kanë paralajmëruar se, PS do të mendohet për hapat e tjerë që do ndërmarrë për shkeljet ligjore për rinumërimin. Rinumërimi po bëhet nga 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë, ndërsa është parashikuar që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti. KQZ ka rënë dakord që 248 kutitë e votimit të Lezhës të sillen në ambientet e KQZ-së nga magazinat e Lundrës (Tiranë). Përfaqësuesit e partive politike do të kenë nga një vëzhgues gjatë procesit të numërimit. Në rezultatet paraprake të 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi tre mandate. Por, pas verifikimit dhe korrigjimit nga KQZ të rezultateve të 10 QV-ve në ZAZ-në nr. 13 të kësaj zone zgjedhore, numri i votave ndryshoi në favor të koalicionit të djathtë, duke i kaluar atij mandatin e katërt. KQZ gjithashtu ka marrë vendimin për rinumërimin e votave edhe në qarkun e Shkodrës.

REZULTATET E RINUMËRIMIT

Advertisement

QV 0681
116 fletë votimi
Vota të pavlefshme 0
LSI 7 vota
PS 35 vota
PD 66 vota
FRD 2 vota

QV 0680
Fletë votimi 333
Vota të pavlefshme 5
Vota të vlefshme 328
LSI 41
PS 99
PS144
FRD 2

QV 0685
127 zgjedhës
Fletë votim gjetura 127
LSI 14
PS 26 vota
PD 26 vota
FRD 2 vota

QV 0682
Fletë votimi 251
Vota të pavlefshme 5
Të vlefshme 246
LSI 17
PS 67
PD 94
AK 1

QV 0682/1
Fletë votimi 212
Të pavlefshme 4
208 të vlefshme
LSI 30
PS 60
PD 48

QV 0680/1
292 fletë të gjetura
10 të pavlefshme
LSI 19 vota
PS 97 vota
PD 85 vota

QV 0683
Fletë votimi 306
Të pavlefshme 7
Të vlefshme 299
LSI 24 vota
PS 110 vota
PD 83 vota
AK 3 vota
FRD 9 vota

QV 0686
Fletë votimi 217
Të pavlefshme 7
Të vlefshme 210
LSI 39 vota
PS 64 vota
PD 73 vota
AK 2 vota
FRD 3 vota

QV 0684
404 fletë votimit
5 të pavlefshme
LSI 35 vota
PS 119 vota
PD 182 vota

QV 0712
410 fletë votimi
LSI 61 vota,
PS 132 vota
PD 124 vota

QV 0709/2
386 fletë votimi
LSI 64 vota
PS 155 vota
PD 112 vota

QV 0714/1
447 fletë votimi
LSI 58 vota
PS 174 vota
PD 143 vota