Tiranë | Vasili: Opozita po konsumohet në beteja të humbura dhe pa parim

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, dënoi sot sjelljen bojkotuese të opozitës ndaj punimeve të Kuvendit. Për LSI-në braktisja e Kuvendit nga opozita, pikë së pari është në dëm të vetë opozitës, pasi sic tha Vasili, ajo po konsumohet në beteja të humbura dhe pa parim. Ai apeloi para deputetëve të pranishëm në sallë “t’i kthehemi punës normale në Parlament për të treguar vendosmëri në çuarjen përpara të reformave shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, ndërsa kërkoi nga ligjvënësit e shumicës të mos influencohen nga sjellja e opozitës në sallë.

Advertisement