Në takimin e zhvilluar gjatë prezantimit të raportit për korrupsionin, Uithers është ndalur në situatën politike duke u shpreh se “gjërat në vend po shkojnë për keq”. Uithers ka theksuar se “partitë po bëjnë luftë për pushtet” dhe nuk po mendojnë për qytetarët. Duke u ndalur edhe në të dhënat e sondazhit të IDRA-s, John Uithers vlerësoi se është faji i situatës politike që korrupsioni është mjaft i përhapur. Sipas sondazhit 91.5% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur gjerësisht. Duke u ndalur në situatën politike, Uithers u shpreh se “jam i trishtuar për situatën”.

Advertisement