Topalli vlerësoi po ashtu edhe bashkëpunimin e faktorit politik shqiptar në Prishtinë dhe ndërkombëtarëve, si dhe respektimin e Kushtetutës dhe institicioneve nga misionet e pranishme në Kosovë. Nga ana e tij, Krasniqi vlerësoi pritjen vllazërore që i është bërë në Tiranë, ndërsa theksoi se cdo marrëveshje që duhet të ratifikohet mes dy vendeve do të bëhet në rrugën e duhur. Topalli theksoi se raporti Shqipëri-Kosovë është një model unik në rajon dhe marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira.