Korcë – Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje

Personat e ndaluar janë R.Hoxha, 17-vjeç; I.Spahiu, 16-vjeç dhe O.Dobi, 16-vjeç; që të tre banues në qytetin e Korçës. Mësohet se këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë veprash penale, kryesisht vjedhje dyqanesh, lokalesh dhe banesash të realizuara në qytetin e Korçës. Konkretisht, bëhet fjalë për vjedhjen me thyerje të lokalit “Bet 07” më 25.01.2010; ajo e bibliotekës “Thimi Mitko”, më 02.02.2010; vjedhja me thyerje e banesës të A. Qirjaqit etj. Për këto ngjarje, personat e lartpërmendur janë ndaluar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës.

Advertisement