Tiranë | Topalli: propozoni Ramën si kryeministër

alt

“Seancën e kaluar ju firmosët dështimin tuaj të fundit. Sa herë Rama iu fut në beteja politike, po aq herë humbni. Herën e parë keni humbur në 2009-n me votën e lirë të shqiptarëve, por humbja më e rëndë e PS-së dhe e Ramës kryesisht, ka qënë ajo e zgjedhjeve lokale, ku mori minus 140 mijë vota ose minus 18 mandate deputetësh nga ato që keni sot”, tha Topalli. Më pas ajo iu drejtua deputetëve të majtë me shprehjen “mos qani si kryetari juaj se e rreh Jozefina, bëhuni burra, bëni mocion votëbesimi për zotin Rama si kryeministër dhe do ta shihni si do e votojnë, mënyrën zgjidheni ju”, shtoi ajo.