Tiranë | Patozi: kërkoni votëbesim për qeverinë

Astrit-Patozi-parlament1

“Qeveritë legjitime zgjidhen me qetësi nga populli. Ato nuk mund të rrëzohen duke bllokuar punimet e seancave plenare si dhe votimet. Opozita la t’a provojë të rrëzojë qeverinë përmes votëbesimit, të kërkojë një votëbesim për qeverinë”, tha Patozi. Sipas tij, maxhoranca nuk mund të jetë prani fizike çdo të enjte. Në rafshin politik, theksoi Patozi, opozita shënoi një tjetër humbje të enjten që kaloi gjatë punimeve të seancës plenare, ku u votua me votë të fshehtë anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Respektuam pikë për pikë rregulloren e Kuvendit dhe traditën 20 vjeçare të votimit të Parlamentit”, deklaroi Patozi. Ai ftoi kolegët e opozitës të përpiqen të mësojnë nga pësimet e veta dhe t’i kthehen logjikës në dobinë e tyre.

Advertisement