Ajo nënvizoi se priste që edhe opozita të shprehje mirënjohje për PE-në për këtë vendim, pasi “kjo është një datë historike dhe madhore për qytetarët shqiptarë”. “Kjo është ndër datat historike dhe prisja të fillonim seancën duke i shprehur mirënjohje PE-së për këtë vendim historik”, u shpreh Topalli. Sipas saj, ky vendim është meritë edhe e punës së kryer nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili në 9 muaj ka kaluar mbi 180 ligje, rezoluta etj, edhe pse me bojkotin e opozitës.