Shqipëri – Moti sot, 24 Qershor 2010

Mesdita pritet të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin por më të dukshme në Juglindje të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore ndërsa me mot të kthjellët në pjesën tjetër të territorit shqiptar. Në kushtet e motit të kthjellet do të jemi gjatë natës dhe deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e mëngjesit do të qëndrojnë konstante ndërsa mesdita do të sjellë 3 gradë rritje të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim kryesisht lindor ndërsa deti do të ketë dallgë deri në 3 ballë.

Advertisement