Tiranë | Të dhënat e votuesve do të regjistrohen në mënyrë elektronike

Bylykbashi bëri me dije se “në qendrat e votimit do të futet një aparaturë, e cila do të regjistrojë të dhënat e votuesit”. Sipas tij, këto të dhëna më pas do të transmetohen në KQZ, duke bërë që edhe procesi i numërimit të votave të jetë më transparent dhe efektiv. Bylykbashi e cilësoi futjen e kësaj aparature elektronike si një mënyrë që e bën procesin zgjedhor më inovativ dhe rrit efektivitetin në numërimin e votave. Eksperti i demokratëve tha se Komisioni për Reformën Zgjedhore po punon për të garantuar transparencën e të dhënave, duke patur në fokus edhe procedurën e votimit. I pyetur për qëndrimin e PD-së për draftin e partive të vogla lidhur me korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, eksperti i PD-së tha se ekspertët shqyrtojnë detyrat që shtron Komisioni për Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të BE-së. Bylykbashi nënvizoi se është e drejtë e Komisionit të vendosë për korrektimin e sistemit zgjedhor. Ai siguroi se Komisioni për Reformën Zgjedhore po punon në mënyrë të tillë, që të gjitha sugjerimet të shqyrtohen brenda afateve të vendosura për përmbylljen e reformës zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -