“Lidhur me ironizimin e turizmit etnik nga ju zoti Rama, tregon thjesht mosmirënjohjen e tij ndaj atyre qindra mijëra shqiptarëve që vijnë gjatë verës nga rajoni dhe mbarë Europa për të kaluar pushimet, duke shijuar dhe u shplodhur me bukuritë mahnitëse të dheut të tyre të dashur”, thuhet në deklaratën e PD-së. “Ne jemi krenarë me ta dhe shumë mirënjohës për zgjedhjen që i bëjnë Shqipërisë për të kaluar pushimet dhe i sigurojmë se do të bëjmë edhe më shumë për t’i kënaqur sa më shumë ata”, vijon deklarata e PD-së. Partia Demokratike gjithashtu i kujton zotit Rama se “nga 300 mijë turistë dhe vizitorë që erdhën në Shqipëri në vitin 2004, vitin që kaloi vendi priti mbi 4 milionë turistë dhe vizitorë dhe se miliona prej tyre vinin nga dhjetra vende të të gjitha kontinenteve të botës. Kjo sepse Shqipëria, pavarësisht nga balta dhe pluhuri që hidhni çdo ditë mbi të, është shpallur çdo vit nga agjencitë turistike më prestigjioze si destinacioni turistik kryesor i planetit”. Sipas PD-së, “bumi i jashtëzakonshëm turistik, pra rritja e numrit të turistëve, nga 300 mijë në vitin 2004 në mbi 4 milionë në vitin 2011, ndodhi pikërisht në vitet në të cilat kjo maxhorancë e shndërroi Shqipërinë nga Skafo-Republikë Socialiste, në të bukurën e dheut -destinacionin kryesor turistik të botës”.
Tiranë | PD: Rama mosmirënjohës ndaj turistëve
RELATED ARTICLES