Tiranë | Ndërron jetë Hysni Milloshi

alt

Milloshi ishte shtruar në spitalin e Sanatoriumit, pasi vuante nga sëmundja e Fibrozës Polmonare. I lindur në 26 janar 1946, Milloshi ishte themeluesi dhe sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Gjatë regjimit komunist, Milloshi ishte anëtar i Partisë së Punës. Nën siglën e partisë së tij Hysni Milloshi kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, përballë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Advertisement