Tiranë | Taksimi progresiv, skema paraprake takson deri në 25%

Ministria e Financave ka parashikuar që në paketën e re fiskale që do të nisë zbatimin nga 1 janari i vitit 2014, të heqë taksën e sheshtë që nisi zbatimin në krye të vitit 2007 dhe të vendosë tatimin progresiv. Pagat do të tatohen progresivisht 0-25 %, por mbetet i pacënueshëm niveli i pagës prej 30 mijë lekësh. Taksimi progresiv në thelb parashikon vendosjen e drejtësisë sociale përmes taksimit progresiv për të ardhurat personale. Zbatim i parimit kush fiton më pak do të paguajë më pak, kush fiton më shumë do të paguajë me shumë, do të marrë jetë duke nis nga 1 janari i 2014-ës. Pritet që pagat nga 0 deri në 30 000 lekë/muaj do të kenë një tatim prej 0%, pra nuk do të tatohen, pagat nga 30 000 lekë/muaj deri në 100 000 lekë në muaj do të tatohen 15%, pagat mbi 100 000 lekë/muaj do të tatohen 20% dhe pagat mbi 300 000 lekë do të tatohen 25%. Ekspertë të ministrisë së Financave shpjegojnë se një mësues që ka një pagë bruto 61200 lekë në muaj dhe me taksën e sheshtë tatohet 6120 lekë, me taksimin progresiv, duke zbritur nivelin prej 30 mijë lekë, ky tatim i llogaritet rreth 4500 lekë. Kjo logjikë është e njëjtë edhe për pjesën tjetër të administratës dhe ata që punojnë në sektorin privat.

Pagat deri në 30 mijë lekë – Do mbahet tatimi 0

Advertisement

Pagat 100 mijë lekë – Do të tatohen 15 %

Pagat 200 mijë lekë – Do të tatohen 15-20 %

Pagat 300 mijë lekë – Do të tatohen 15- 25 %