Tiranë | Tahiri: arrestimi i babait, inskenim policor

Pas vendimit të sotëm të gjykatës së Tiranës, sipas të cilit, shtetasi Bashkim Tahiri do të ndiqet në gjëndje të lirë, i biri, deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, deklaroi se arrestimi ishte inskenim policor. Gjatë një konference për mediat, Tahiri tha se “jam i vendosur për t’i qëndruar pranë familjes sime dhe për të kërkuar hetime dhe se kjo ngjarje, mua dhe kolegët e mij na bën më të fortë”. Duke deklaruar mospërkulje përballë kësaj ngjarjeje, Tahiri shtoi se “shantazhi ndaj deputëve të opozitës nuk funksionon, por është një shtysë dhe thirrje edhe për qytetarët që të përfshihen në skuadrën e PS-së, në përpjekjen tonë për një rilindje shqiptare”.

Advertisement