Tabaku: Qeveria me dy standarte, oligarkët debitorë të favorizuar

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një dalje për mediat ka denoncuar atë që e ka quajtur si favorizim të oligarkëve lidhur me faturat e energjisë elektrike.

Deputetja Tabaku i është referuar konkretisht rastit të kryetarit të Komunës Otllak. “Eshtë debitor me 350 mijë lekë, energji që e ka shpenzuar por nuk e ka paguar. Një i ri u nda nga jeta dje në Mëzez në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar drita në shtëpi, për familjen e tij në gjendje të mjeruar ekonomike. Kjo familje nuk ka energji se është debitore. Por kryetari i komunës së Edi Ramës edhe pse është debitor, ka energji, dhe ai nuk ka asnjë problem as me ligjin, as me OSHEE-në.”, u shpreh Tabaku duke vijuar më tej “Shihni sa e ka faturën mujore kryetari i komunës së Edi Ramës, oligarku i tij lokal. 1400 lekë të vjetra në muaj. Një mijë e 100 lekë të vjetra të muaj. Ja pra cdo të thotë të jesh i lidhur me pushtetin. Të jesh pjesë e Shqipërisë së oligarkëve. Pabarazia para ligjit, trajtimi i qytetarëve me armiqësi dhe i favorizimi i njerëzve të lidhur me Edi Ramën është një padrejtësi revoltuese.”

Advertisement