Tiranë – Spahiu: dënim maksimal për korrupsionin në gjykata

Ky ka qenë mesazhi i hedhur sot nga numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi me kryetarët e gjykatave në vend, sipas të cilit, për korrupsionin gjatë inspektimit të ndërmarrë nëpër gjykata, dënimet ishin minimale. Ndër të tjera, ai vuri në dukje edhe faktin se 71% e vendimeve të gjykatave nuk ekzekutohen dhe kjo është një dukuri sipas tij që e bën të çalojë së tepërmi sektorin e drejtësisë në vend. “Ka intensitet lufta kundër pasurisë”, tha më tej numri 2 i KLD-së gjatë takimit të zhvilluar sot paradite me kryetarët e gjykatave. Vetëm pak ditë më parë, ai ndërmori një inspektim të befasishëm në Gjykatën e Tiranës dhe konsistoi në mjaft shkelje të afateve dhe procedurave nga ana e gjyqtarëve.

Advertisement