Sport – Platini viziton Tiranën me rastin e 80 vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Sporteve

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar ai do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, presidentin Topi dhe ministrin Xhaferaj, për çështjen e stadiumit “Qemal Stafa”. Në përkujtim të 80-vjetorit të daljes së dekretit mbretëror që themeloi Federatën Shqiptare të Sporteve, nga a cila buron dhe Federata Shqiptare e Futbollit, ministri Xhaferraj do të inaugurojë nesër një objekt sportiv në Tiranë. Qëllimi është që ky përvjetor të jetë një dëshmi e komunitetit sportiv ndërkombëtar se shteti shqiptar, edhe në kohëra të vështira, e ka vlerësuar rëndësinë e futbollit si një sport në dobi të shoqërisë dhe ka patur vizionin t’u bashkohet iniciativave më të mira zhvilluese dhe integruese që komuniteti ndërkombëtar ka ndërmarrë për këtë qëllim. Duke qenë pjesë e FIFA-s që në vitin 1932, Shqipëria është ndër vendet anëtare më të vjetra të këtij organizmi të rëndësishëm siç u bë më pas ndër vendet themeluese të UEFA-s. Synimi kryesor është imazhi sa më pozitiv i vendit dhe integrimi gjithnjë e më i plotë, i strukturave organizative të futbollit shqiptar në ato europiane dhe botërore.

Advertisement