Tiranë – Sot pyetet kandidati për në Gjykatën e Lartë, Çomo

Kandidati i parë, Medi Bici, iu përgjigj gjatë javës së kaluar pyetjeve të deputetëve, ku mësohet se kanë qenë 28 të tilla, të cilave ai u ka kthyer përgjigje. Ndërkaq, pasi të tre kandidatët do të jenë marrë “në provim” nga anëtarët e komisionit parlamentar të Ligjeve, kandidaturat do të shkojnë për votim të hapur në Kuvend. Kjo mënyrë votimi në fakt, u miratua para pak ditësh nga Kuvendi, pas një debati të gjatë me deputetët e opozitës, të cilët janë shpallur kundër ndryshimeve që ju bën Rregullores së Kuvendit, për votimin e hapur të dekreteve të Presidentit të Republikës. Opozita nga ana e saj, ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë ligj dhe rrjedhimisht asnjë dekret dhe i bie që edhe për tre kandidaturat në fjalë, ata të mos japin votën e tyre.

Advertisement