Tiranë – Sot nis zbatimi i rritjes së pensioneve

Sipas vendimit të djeshëm të qeverisë, rritja e pensioneve parashikohet të jetë 6-10%, në tërësi me një rritje prej 6140 lekë (të vjetra) nga e cila përfitojnë afërsisht 200 mijë pensionistë. Ndërsa 170 mijë pensionistë të fshatit do të kenë një rritje prej 10% të pensionit të tyre, kurse pensionet e larta dhe ato suplementare rriten me 4%. Duke nisur që nga data e sotme, 1 korrik 2010, pensionet e pleqërise minimale urbane rriten me 6%, së bashku me ato të invaliditetit urban si edhe pensionet familjare urbane. Ndërsa pensionet e pleqërisë në fshat rriten 10%, sikundër edhe pensionet e invaliditetit dhe ato të pleqërisë familjare të fshatit. Nga ky vendim përfitojnë Rritje 6% , 290.400 pensionistë. 193.200 janë pleqtë urbanë, 46.100 invalidët urbanë dhe 51.100 familjarë urbanë. Rritje 4% përfitojnë 114.240 pensionistë prej të cilëve 89.600 pensionistë pleqëri urbane, 24.640 programe speciale ushtarake/minatorë/ punonjës të ish-industrisë usht/pilotë/detarë. Rritje 10% 160.000 pensionistë. Fondi i kërkuar për këtë rritje, mësohet se është 337 milionë lekë në muaj, dhe për pjesën e mbetur të vitit 2010, 2.024 miliardë lekë.

Advertisement