Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj nënshkroi sot një marrëveshje për një treg të përbashkët pune me homologun e tij kosovar, Nenad Rasiç. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” Velia shkruan se, “sot firmosëm marrëveshjen me homologun kosovar, Nenad Rasic, për një treg të përbashket pune nga Mitrovica në Gjirokastër”. “Një lajm i mirë edhe për rininë e Tropojës, Hasit dhe Kukësit, të cilët do të kenë mundësi të përdorin qendrat profesionale të Gjakovës dhe Prizrenit”, shprehet në postimin e tij, ministri Veliaj.

Advertisement