Tiranë – Shkon në 31 numri i të prekurve më H1N1

Pacienti i infektuar me virusin H1N1 është një 19-vjeçar nga Tiranë i cili ishte paraqitur në spital pasi kishte shfaqur simptomat e gripit të derrit. Atij iu morën kampione të cilat u dërguan në Bukuresht dhe përgjigja konfirmoi se i riu ishte infektuar nga gripi i derrave duke e çuar në 31 numrin e rasteve të konfirmuara nga ISHP me virusin H1N1. Ndërkohë që dy ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo deklaroi se ka siguruar vaksinën kundër gripi të derrave duke bërë që edhe shkollat të cilët rrezikoheshin të mos hapeshin për shkak të virusit, të fillojnë në datën e caktuar.

Advertisement