Tiranë – Ekstradohet nga Italia i kërkuari për trafikim të femrave

Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, e ka dënuar para 4 vitesh me 17 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të femrave për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal. Në shtator 2001, Ardian Çukaj, në bashkëpunim me Haxhi Aliajn, me anë të mashtrimit kanë dërguar në Itali F. A., me qëllim për ta shfrytëzuar këtë të fundit për prostitucion. Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Roma” në vitin e kaluar u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Advertisement