Tiranë – Shkarkimi i hidrocentraleve do të vijojë

Një fakt të tillë e bëri me dijeni, përfaqësuesi i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku gjatë një mbledhje urgjente për situatën hidrike, të zhvilluar nga Sekretariati teknik i Digave. Stojku ndërkaq ka pohuar se nuk ka shtëpi të përmbytura. Por burime të tjera bëjnë me dijeni se po nis përgatitja për evakuim banorësh në fshatin Ashtë në qytetin e Shkodrës, pasi disa shtëpi janë të rrezikuara atje nga përmbytjet.

Advertisement