Tiranë – Seanca maratonë, replika Xhuvani-Mediu

Deputetja Luiza Xhuvani në fjalën e saj kërkoi nga kryeministri Sali Berisha dhe e gjithë mazhoranca shqiptare që të lejojë hapjen e kutive, përmes hapjes se ndërgjegjjes. “Hapni ndërgjegjjen dhe thoni të vërtetën në sy për atë cfarë ka ndodhur. Vlerësoj inteligjencën e kryeministrit për t’iu drejtuar me një fjali: Ju vuani nga kompleksi i Akilit, por ne jemi më të moderuar se Antikiteti. Le ta quajmë thembrën, hapjen e kutive duke ju siguruar se ne nuk do të përdorim shigjeta”, u shpreh Xhuvani. Menjëherë pas saj, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i kerkoi deputetes socialiste që të mos recitojë tekstet që i ka dhënë kreu i PS-së. “Nëse ke ardhur të bësh rolin e deputetit, lëri recitimet dhe lotët e hipokrizisë se me ato nuk ecet përpara”, u shpreh Mediu.