Tiranë – Reporteri i PE vlerëson arritjet

Chuntis u informua mbi progresin e Shqipërisë në fushën e sigurisë së kufijve, lëshimin e dokumentave të sigurta të identitetit, rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë me strukturat homologe të vendeve europiane, e posaçërisht me ato të vendeve fqinje. Në këtë kuadër, Basha njohu raporterin Chuntis edhe mbi marrëveshjet dhe protokollet e bashkëpunimit që Shqipëria ka nënshkruar me këto vende, e po ashtu mbi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtarë që asistojnë dhe bashkëpunojnë me policinë shqiptare. Raporteri për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian Z. Nikolaos Chuntis vlerësoi arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe siguroi për mbështetjen e tij në këtë proces. Z. Chuntis theksoi se përderisa kriteret teknike janë përmbushur, vendet europiane duhet të shprehin besimin dhe të vlerësojnë progresin e Shqipërisë, e po ashtu të japin ndihmesën e tyre për integrimin e plotë të saj në Bashkimin Europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -