Tiranë | Replika mes ministres Kodheli dhe ish-kryeministrit Berisha

Gjatë diskutimeve në seancën plenare të Kuvendit për çështjen e heqjes dore nga mandati i deputetit për deputeten e Lezhës dhe dy grave të tjera, pati replika mes Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. “Kjo është një ditë e zezë e në historinë e këtij Kuvendi. Në një vend ku po dhunohen në mënyrën më brutale nënat, motrat, vajzat, gratë shqiptare. Në një vend ku dhuna familjare ndaj grave është bërë një problem madhor kombëtar dhe sëbashku kemi votar ligjet më të rënda për të vendosur një frenim ndaj këtyre akteve turpëruese kombëtare dhe individuale, ne sot në Kuvend i nënshtrohemi mafies, tentakulave të saj në një komprmis të turpshëm në historinë mes dy bashkëkryetarëve për të përzënë nga Kuvendi dy zonja për t’i zëvendësuar me të fortë, me përfaqësues të mafies. A mendoni se ky është një akt që do të kalohet lehtë. Ky akt do të ndikojë rëndë mbi këtë vend, Kuvend dhe shoqëri”, tha Berisha. Duke iu referuar fjalës së ministres Kodheli, Berisha u shpreh se “ajo deputete që ka një problem me veshkën mund të kujdeset për shëndetin e vet më mirë sesa jo deputete. Ky Kuvend ka rregullat dhe trajtimin ndaj deputetëve të sëmurë. solidaritetin me deputetët e sëmurë, por jo të flaken. Siç proklamon t’i sot këtu Anton. Dëgjove, ka një kufi ti Mimi, konfidentja. Ka një kufi dhe mos tejkalo çdo kufi. Por këtë bëjnë këta, përdorin një grua që të sulmojë një grua”. Ndërsa ministrja Kodheli replikoi ndaj Berishës, duke i thënë se “jetën e babait tim ta kam borxh dy herë, jo njëherë dhe burrash e përmend edhe sot këtë gjë. Me mua nuk krahasohesh kurrë sepse në CV time nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka për të pasur kurrë deri sa të mbyll sytë as vrasje e as hajnira”. “Zoti Berisha mos degradoni në fyerje. Ju fyet një zonjë të nderuar. Nëse keni prova çojini në Prokurori të Përgjithshme”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Advertisement