Tiranë | Opozita braktis sallën e Kuvendit

Opozita ka braktisur seancën plenare në Kuvend, duke e cilësuar aktin e lënies së mandateve nga tre deputete, si “akti më i rëndë pas atentatit që u organizua në këtë parlament ndaj Azem Hajdarit”. Duke folur në emër të grupit parlamentar të PD-së, Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se, “Grupi PD vendos të dalë nga Parlamenti. Kjo që keni bërë përbën aktin më të rëndë pas atentatit që u organizua ndaj deputetit Azem Hajdari”, tha Berisha nga foltorja dhe më pas deputetët e PD-së u larguan.

Advertisement