Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot paketën e re të projekteve të reformës territoriale si, “një paketë investimesh transformuese që hapet sot, por nuk mbyllet sot”. Nga ky proces ka disa gjëra të rëndësishme për të nënvizuar, u shpreh Rama duke shtuar se “së pari ne kemi parë sesi ka funksionuar për vite një fond i quajtur i zhvllimit të rajoneve pa asnjë standard projektimi, përzgjedhjeje, implementimi. Nga ana tjetër kemi parë sesi kjo mungesë standardesh lidhet dhe me një mungesë kapacitetesh në nivelin vendor, por dhe më shumë se kaq. Lidhet me një mungesë të përbashkët kapaciteti për të financuar zhvillimin rajonal në kushtet e një fragmetimi aq dramatik të territorit dhe administrimit vendor”. “Kjo eksperiencë na ka mundësuar ta prekim nga afër plagën e madhe, që gjeneron infeksion duke dobësuar të gjithë organizmin e vendit. Një plagë që synojmë ta kurojmë me efektshmëri me anë të reformës adminsitrativo-territoriale”, tha Rama. Nga ana tjetër, vijoi Rama, “jemi çuditur sesi fondi i zhillmit të rajoneve është parë i shkëputur nga fondi zhvillimit. Mungesa e mekoanizmit të koordnimit mes tyre ka bërë që të jenë të copëzuara investimet, të jeë të lidhua me interesa politike. Për këto arsye jei sot të qetë që po vedosim hallkën parë të një zinxhiri vlerash në rritje. “Është e pabesueshm të mendosh”, vijoi Rama, “që një nga qendrat e gravitetit të zhvilimit të këtij vendi, prej 2 mijë vjetësh, si Berati, e kemi lënë këtë pasuri në mëshirë të fatit. Investimi i fundit i qeverisë shqiptare, i drejpërdrejtë, në Berat, është bërë në vitet 70’”. “Përfytyroni Gjirokastrën, një pasuri, investimi i fundit i qeverisë shqiptare është në vitet 80’. Gjithçka që është bërë, është bërë nga bashkia”, tha Rama. “Graviteti i zhvillimit rajonal janë qytetet dhe qyteti i së ardhmes është ajo hapësirë publike që garanton që jeta përreth është një ekonomi lokale e qëndrushem, një hapësirë ku zhvillohen disa sektorë, ku hapësira publike është tërheqëse për njerëzit, pa dyshim inovacion social dhe dinamizim i qyteteve të vogla dhe mesatare”, tha Rama.