Tiranë | Provimet e lirimit në 23 dhe 27 qershor

Ministria e Arsimit e Sportit ka bërë publike datat e provimeve të lirimit për shkollat 9-vjeçare. Sipas udhëzimit dhe rregullores së firmosur nga ministrja Nikolla, të gjithë nxënësit do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe në datën 23 qershor dhe të matematikës në datën 27 qershor. Provimet e lirimit do të fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Ndërkohë, për nxënësit e pakicave kombëtare që i përkasin atyre greke dhe maqedonase, udhëzimi i MAS parashikon që provimi të zhvillohet në lëndën gjuhë amtare në datën 20 qershor. Ndërsa përsa i përket kushteve dhe kritereve që duhet të zbatojnë nxënësit dhe administratorët, MAS ka përgatitur një rregullore. Së pari, administratorët nuk duhet të jenë mësues të shkollës, si dhe të lëndëvë përkatëse, së dyti, administratorët dhe nxënësit nuk duhet të mbajnë asnjë mjet komunikimi gjatë kohës së provimit. Përsa i përket mjedisit ku do të vendosen nxënësit, ato do të jënë në shkolla publike, me jo më shumë se 20 nxënës për klasë. Vlersimi i përgjigjeve do të bëhët pas përfundimit të provimit, fillimisht në pikë pastaj konvertohen në notë. Nxënësit të cilët nuk rezultojnë kalues në fazën e parë të provimeve të lirimit, kanë të drejtë të japin të dy provimet në sezonin e dytë.

Advertisement