Tiranë | Rama: zgjedhja e presidentit do të ndikojë në statusin e kandidatit

Thursday, December 18, 2025

“Ne duam që të eksplorojmë çdo mundësi për të ndërtuar një proces dhe pastaj, nga procesi të shkojmë tek emri dhe jo anasjelltas”, tha kryetari i PS-së. Qëllimi ynë, vijoi ai, është t’i përgjigjemi kësaj sfide madhore për Shqipërinë, sepse nga mënyra si do të zgjedhim presidentin e Republikës varet statusi i kandidatit, varet rrugëtimi ynë europian për institucione të pavarura. Rama nënvizoi se procesi i zgjedhjes se presidentit të ri është dhe një garanci më shumë për palët që në zgjedhjet e ardhshme të jetë i paanshëm. Ai e vuri theksin tek konsensusi për çështjen e statusit për të cilën u shpreh se “jemi të angazhuar që të hapim një dialog’. “Dialogu për çështje politike, që nuk zgjidhen në një llogore apo në një tjetër, bëhet me kundërshtarët. Në rast të kundërt do të mbeteshim në pozicionet e mbajtjes së monologjeve, duke mos bërë detyrën tonë karshi vendit dhe miqve që përfaqësojnë familjen ku ne duam të integrohemi” u shpreh kryetari socialist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -