Tiranë | Rama-Sequi diskutojnë situatën politike

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Seqiu. Takimi, i cili zgjati jo më shumë se 20 minuta, u zhvillua në kuadër të kontakteve periodike të ambasadorit Sequi me drejtues të forcave politike në vend. Në përfundim të takimit, i pyetur nga mediat, Ambasadori Sequi deklaroi se gjatë bashkëbisedimit me Ramën kishin diskutuar mbi situatën politike në vend, për zgjedhjet e pritshme si dhe për stabilitetin rajonal.

Advertisement