Tiranë | Rama: qeveria të mos përfshihet në punët e KQZ-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni që duhet të administrojë zgjedhjet në mënyrë të pavarur nga partitë. Gjatë një konference për mediat, Rama tha se vendimi për të zëvendësuar anëtarin e propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kompromenton besueshmërinë e KQZ-së. “Anëtarët e KQZ-së, në momentin kur marrin mandatin nuk kanë më varësi nga Parlamenti apo partitë që i propozojnë”, deklaroi Rama. Sipas tij, as LSI s’ka asnjë të drejtë mbi anëtarin e propozuar në KQZ. “Anëtari është shërbëtor i Kushtetutës, Ligjit dhe zgjedhësve dhe jo i partisë që e ka propozuar”, vijoi Rama. Më tej, ai shtoi se PS nuk do të bëhet pjesë e shkeljes së Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, ndërsa kërkoi që Shqipëria të mos pengohet të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme dhe që qeveria të mos përfshihet në punët e KQZ-së.

Advertisement