Tiranë | Rama kërkon angazhim maksimal në komunikimin me publikun

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e radhës të grupit Parlamentar të PS-së, kërkoi nga deputetët angazhim maksimal, për të përçuar në çdo cep të vendit, programin elektoral që kjo parti ofron për të Rilindur Shqipërinë. Duke iu referuar takimeve të ditëve të fundit në zona të ndryshme të qarkut të Shkodrës, Rama tha se “epërsia e alternativës socialiste është e qartë dhe e ndjeshme në çdo kontakt”. Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm edhe përdorimin e rrjeteve sociale, nëpërmjet të cilëve, sipas tij, mund të rritet shkalla e informimit dhe të ulet efekti i desinformimit të medias. Rama konsideroi si “të domosdoshëm edhe komunikimin nga afër, në çdo qark, në çdo komunitet, me cdo grup interesi apo familje në nevojë, me qëllim shpjegimin dhe aktualizimin e gjithë sitemit të vlerave të përcaktuara në këtë program”. Më tej ai citoi pjesë nga platforma e partisë së tij për shëndetësinë, arsimin, sistemin e taksave, rendin dhe sigurinë,etj.

Advertisement