Tiranë | Rama fton Berishën në debat për shëndetësinë

Kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me akuzat që i ka drejtuar kryeministri gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. Duke shkruar në faqen e tij në rrjetin social Twitter, Rama e cilëson kryeministrin si autor të rrënimit të sistemit të shëndetësisë. “Një kryeministër që takson më shumë infermierët se sa veten, duhet të ikë me vrap të fshihet”, shkruan ai. Ndërsa e quan Berishën si ”kardiologu në pushtet që rrënoi shëndetësinë”, lideri socialist hedh idenë e zhvillimit të një debati publik për shëndetësinë “se kush duhet t’u kërkojë ndjesë, jo vetem infermierëve por të vdekurve e të gjallëve”. Në propozimin në formë sfide që Rama i bën kryeministrit, thuhet se “nëse i’a mban zemra debatin, le t’i zgjedhë vetë vendin, formatin, gazetarët, ditën dhe orën dhe le t’i shohim aty pastaj sukseset në shendetësi”.

Advertisement