Tiranë – PS lë grevën e urisë

Prandaj dëshiroj që të gjithë së bashku t’u bëjmë një ftesë atyre që janë ende në sakrificën e grevës së urisë, që të bien në të njëjtën mendje me ne për ta ndalur atë”. Këto kanë qenë fjalët e kryesocialistit Edi Rama, të thëna para protestuesve të opozitës, mbrëmjen e djeshme. “Ky duhet marrë si një moment që ne synojmë për të realizuar transparencën. Ne nuk e kemi harruar për asnjë sekondë të vetëm se në ç’moment është vetë Shqipëria dhe se një pjesë e rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian është vendi ynë i përbashkët”, shtoi Rama më pas. “Dhe pavarësisht se janë munduar pafundësisht të thonë dhe të prodhojnë se ne jemi të pandjeshëm ndaj liberalizimit të vizave dhe integrimit, është e kundërta, pikërisht ndjeshmëria ndaj tyre na ka shtyrë dhe mbajtur në këtë protestë, pasi ne donim një Shqipëri si e gjithë Evropa”, tha Rama. Ai u bëri me dije protestuesve socialistë se “sot përfaqësuesit më të lartë të së majtës dhe të djathtës evropiane, presin në tryezë të dyja palët dhe kjo do të shërbejë për të gjetur zgjidhjen, për t’i hapur rrugën transparencës, por edhe përballjes me sfidat e integrimit”. “Përgjigjia ime në emrin e të gjithëve ju, të të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugës së gjatë dhe të mundimshme të kësaj proteste, muaj më parë se është momenti i një shansi të ri dhe dita për të mos e lënë këtë çast të humbasë”, tha më pas ai. Pasi sipas tij, “çdo shans që humbet dhe çdo mundësi që s’bëhet është energji e vyer që humbet dhe zhbëhet në një përpjekje të jashtëzakonshme dhe të denjë, sa ç’është vetë liria e njeriut”.

Advertisement